Ngjarje

Tërmet 4 shkallë Rihter me epiqendër në Selishtë të Dibrës, ndihet dhe në Tiranë. Nuk ka dëme

Nga Gazeta 'SI' - Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter u regjistrua këtë pasdite, rreth orës 18:00 në vend.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km, por lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë