Ka ndodhur

Tërmet 4.7 ballë në Pukë, plasariten muret e spitalit. Dëmtohen edhe disa pallate

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter në thellësi 2 km me epiqendër në afërsi të Pukës goditi mbrëmjen e të shtunës vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë edhe në zonat përreth deri dhe në Tiranë, por me intensitet më të ulët.

Si pasojë e lëkundjeve ka pasur plasaritje në muret e spitalit të qytetit, dhe dëme në disa pallate. Bashkia Pukë ka nisur që mbrëmjen e kaluar verifikimet dhe kontaktet me banorët. Janë porositur administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e ‘Muzeut’, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe rënie suvash janë konstatuar edhe në spitalin e qytetit. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk ka lëndime të qytetarëve

Edhe pak ditë më pareë, një lëkundje sizmike goditi disa qytete të vendit tonë, ndërsa epiqendra ishte 2 km në perëndim të Follorinës, Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë