Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter u regjistrua në Shkodër në orën 14:39 me një thellësi prej 14 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 14 km në jug të Shkodrës, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në Malin e Zi, në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë. Tërmeti është regjistruar në orën 14:39, fatmirësisht ka qenë i lehtë dhe nuk ka zgjatur shumë.
Raportime për lëkundjet kanë ardhur edhe nga Puka dhe Lezha.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.