Ka ndodhur

Tërmet 3.8 ballë në Shqipëri, epiqendra në afërsi të Laçit

Gazeta Si – Lëkundje tërmeti janë ndjerë disa minuta më parë në Shqipëri, në afërsi të Laçit.

Lëkundjet e regjistruara kanë qenë me magnitudë 3.8 të shkallës rihter, me thellësi 13 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në perëndim të Laçit dhe 38 kilometra në veri të Durrësit.

Nuk raportohet për dëme për momentin. Kujtojmë që kjo zonë është goditur nga tërmeti pak vite më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë