Si në çdo fushë tjetër, psikiatria – ose psikoterapia dhe psikoanaliza, ka një gjuhë të vetën. Sociologët besojnë se zhargoni krijohet për të gjetur rrugë të shkurtra komunikimi dhe për të kuptuar kush i përket grupit. Zhargoni i psikiatrisë është mbresëlënës dhe lidhet me historinë e saj.
Më poshtë janë shtatë termat më të errët të psikiatrisë, më së shumti të lidhura me skizofreninë. Shumica vijnë nga gjermanishtja si reflektim i ndikimit të saj të madh në këtë fushë në shekujt 19-20.
Klebenbleiben. Ky term i referohet çrregullimit gjuhësor të pacientëve me skizofreni, që vazhdojnë të flasin përherë për të njëjtën temë; pacienti hap temën me fjalë të ndryshme, e elaboron, e shpjegon, por nuk e lë dot. Në gjermanisht, fjalë për fjalë do të thotë “ngjitur me ngjitës” ose “gjë ngjitëse”.
Kontabilitet i dyfishtë (Double bookkeeping). Psikiatri zviceran, Eugen Bleuler e përdorte këtë term për të përshkruar aftësinë e skizofrenëve për të jetuar në dy botë të ndryshme, atë realen dhe atë psikotike. Për shembull, pacienti mund të punojë si pastrues dhe në të njëjtën kohë ndihet si president i SHBA-së. Kjo quhet edhe “orientim i dyfishtë” ose “iluzion i orientimit”.
Pseduohalucinacione (Pseudohallucination). Ky është termi që përshkruan halucinacionet e pacientit që ai i di se i ka. Bleuler e përkufizoi atë si “një halucinacion, sëmundshmëria e të cilit njihet pavarësisht se dihet që është mashtrim”. Kjo është në kontrast me një halucinacion të perceptuar nga pacienti si realitet i saktë.
Witzelsucht. Një sindromë e rrallë neuropsikiatrike karakterizohet nga tendenca e të thënit shaka të papërshtatshme, ose histori të pakuptimpta në situata sociale, ose shaka patologjike. Shpesh, pacientët që e kanë atë nuk i pëlqejnë shakatë e tyre dhe preferojnë përfundimet jo-qesharake. I përshkruar për herë të parë nga neurologu gjerman Jastrowitz në 1888, një punim i fundit e lidh sindromën me dëmtimin e lobit frontal të djathtë të trurit..
Iluzion dytësor (Secondary delusion). Një lloj iluzioni që zhvillohet pas një tjetri, kryesor. Bleuler e ka sqaruar në librin e tij në 1916-n: “Kur një pacient është i bindur se psikiatri do ta vrasë atë dhe pasi merr ilaçet ndihet jo mirë, është një përfundim, bazuar në probabilitetin logjik se psikiatri i ka dhënë helm, (iluzione dytësore).
Arratisje nga shëndeti (Flight into health). Në psikoanalizë, ky term i referohet fshehjes së simptomave nga pacienti për t’ju shmangur psikoterapisë. Në thelb, pacienti shfaqet i shëruar, si mbrojtje kundër eksplorimit të mëtejshëm; simptomat kthehen më vonë. Ndonjëherë, kjo quhet shtyrje e kurës.
Psikorrea (Psychorrhea). Ky term i referohet një forme të veçantë të karakterizuar nga besime të pazakonta filozofike; zakonisht rrjedha nuk është koherente. Është simptomë e skizofrenisë hebefrenike. /Psychologytoday
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



