Ka ndodhur

Tërhoqi 1.5 mln lekë nga llogaria bankare e vëllait, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë të vëllait 1.5 milionë lekë (15 milionë lekë të vjetra) nga llogaria bankare.

Policia thotë se në kuadër të operacionit “cash” u arrestua shtetasi me inicialet K.M., i cili akuzohet për veprën penale të mashtrimit.

Policia sqaron se Prokuroria e Elbasanit, më 17 korrik ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, pasi dyshohet se gjatë muajit qershor 2024, ka tërhequr shumën 1.500.000 lekë, nga llogaria bankare e vëllait të tij, me kartën të cilën ia kishte marrë nënës së tyre, me anë të mashtrimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë