Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar, pasi akuzohen se merrnin me postë kanabis me përqindje të lartë TCH nga SHBA. Sipas policisë, dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është kapur në Shkodër.
Ashtu si në rastet e kaluara të këtij lloji, të arrestuarit përdornin postën shqiptare për të marrë pakot me kanabis të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme.
Në Tiranë u arrestuan A.P., 24 vjeç dhe A.Xh., 55 vjeç, të cilët shkuan të merrnin pakon me kanabis. Ndërsa u shpall në kërkim 25 vjeçari B.F., i cili dyshohet si personi që kishte porositur 522 gramë.
Në Shkodër u arrestua 19-vjeçari M.H., i cili u kap në flagrancë duke marrë pakon me 1 kg kanabis të porositur në SHBA nga 23-vjeçari G.P., i cili u shpall në kërkim. Policia ka publikuar edhe momentet e ndërhyrjes për arrestimin e të akuzuarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.