Ka ndodhur

Tërhoqën pa leje velierën e sekuestruar nga policia, arrestohen 4 egjiptianë në Sarandë

Gazeta Si – Katër shtetas nga Egjipti janë arrestuar në Sarandë, pasi tentuan të vidhnin një mjet lundrues të tipit velierë, e cila ishte sekuestruar nga policia.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip velierë të sekuestruar nga policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit që prej qershorit, me pretendimin se mjeti ishte pronë e tyre.

Ata tentuan të tërhiqnin me një anije peshkimi, por u vunë re nga policia dhe u kapën. Shtetasit e arrestuar janë A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit, A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi.

Katër egjiptianët e arrestuar jane pjesëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit që tërhoqi mjetin lundrues velierë nga vendi ku ishte lënë në ruajtje nga Policia Kufitare. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pas nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë