Ka ndodhur

Moti/ Breshëri sa një arrë godet Ersekën. Tërhiqet vala ‘afrikane’

Foto ngs breshëri në Ersekë/ 23 qershor 2024

Reshje të dendura shiu shoqëruar me breshër në disa prej fshatrave të bashkisë së Kolonjës.

Intensiteti me i larte i breshërit ka qënë në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës se malit të Gramozit.

Burime të siguruara në fshatin Rehovë bëjnë të ditur se reshjet e shiut shoqëruar me breshër kanë vazhduar për mbi 30 minuta, breshër që mësohet se ka shkaktuar dëme të shumta në të mbjellat në veçanti në vreshtari aq sa në këtë fshat dëmi ka shkuar në masën 80%.

Prani breshëri ka patur edhe në disa fshatra të fushës së Korçës por nuk ka shkaktuar dëme serioze.
Ndërkohë që në të gjithë vendin ka patur një ulje temperaturash.

Pjesa e dytë së ditës së diel, do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 37°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Sipas parashikimit, këtë javë do të ketë një normalizim të situatës, pas temperaturave ekstreme të javës së shkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë