Pas veprimeve të Pol Pogba dhe Kristiano Ronaldos, organizmi që drejton futbollin europian ka ndërhyrë për të qartësuar rastet specifike që kanë të bëjnë me sferën religjioze të futbollistëve.
Nuk do të ketë birra në konferencë shtypi, nëse do të flasë një futbollist i bestimit mysliman. E ka vendosur UEFA, pas asaj që ndodhi me francezin Pol Pogba, i cili e spostoi pijen që ndodhej mes tij dhe telekamerës. Nuk pati asnjë vlerë fakti që birra është një nga sponsoët kryesorë të kompeticionit dhe që në fakt është pa alkool.
Një zëdhënës i UEFA-s ka thënë për “Daily Telegraph”: "Do t’i kërkojmë lojtarit që del në konferencë, nëse duhet ta heqim birrën apo jo, edhe pse ajo është joalkoolike. Sponsori është vënë në dijeni për këtë fakt dhe është dakord".
Pas episodeve me Ronaldon që hoqi “coca cola”-n dhe reklamoi ujin, dhe Pogba që largoi birrën, UEFA kishte bërë me dije se futbollistët nuk do të gjobiten, por u kujtoi të 24 federatave të skuadrave pjesëmarrëse rëndësinë e sponsorëve për mbështetjen ekonomike ndaj futbollit në këtë turne.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.