Ndeshja Laçi-Skënderbeu do të luhet në “Selman Stërmasi”. Pas një sërë aludimesh dhe akuzash nga klubet e Superiores, FSHF e ka marrë vendimin për zhvillimin e kësaj sfide në kryeqytet.
Një vendim ky që lë vend për diskutim, pasi në këtë impiant brenda dy ditëve orëve do të luhen dy ndeshje. Siç ishte parashikuar më herët në kalendar, të martën në ora 18:00 do të luhet ndeshja Tirana-Kukësi. Ndërsa pa u plotësuar fiks 24 orë, do të luhet sfida mes Laçit dhe Skënderbeut, e cila do të startojë, duke filluar që nga ora 14:00 të mërkurën. Ka qenë vetë FSHF, që i dha fund aludimeve për këtë çështje me anë të njoftimi për mediet.
“Sektori i Garave, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit njofton median dhe opinionin futbolldashës se ndeshja Laçi-Skënderbeu do të zhvillohet ditën e mërkurë në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stermasi” ora 14:00. Përballja, Laçi-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në datën 7 nëntor.”- shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Me dy ndeshje brenda një harku kohor të 24 orëve, stadiumi i vetëm në kryeqytet, “Selman Stërmasi” mund të shkojë drejt një degradimi. Vlen të kujtojmë se ky impiant ka qenë pak a shumë në të njëjtën gjendje edhe sezonin e shkuar, ku fusha e tij u dëmtua shumë dhe u deshën disa muaj që ai të rehabilitohej. Më herët kishte pasur një sërë aludimesh së çfarë mund të ndodhte me këtë ndeshje, teksa shtyrja për më vonë apo zhvillimi në Korçë kanë qenë si opsione në tryezë. Por pas presionit që është bërë nga klubet e tjera të Superligës, FSHF është tërhequr dhe ka marrë këtë vendim në dëm të stadiumin dhe pa cenuar garën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




