Treg

‘Tërhiqet’ Bitcoin, bie në 94 mijë dollarë

Bitcoin përjetoi humbjen më të madhe që nga fitorja e Donald Trump dhe “dështoi” të kapte vlerën e  100.000 dollarëve, siç investitorët prisnin.

Monedha digjitale ra me 6% të martën duke u tregtuar në 94.000 dollarë. Rënia i dha një sinjal investitorëve që të korrin sa më shpejt fitimet nga kriptomonedha.

Kriptomonedhat reaguan edhe ndaj njoftimit se Trump do të vendosë tarifa shtesë mbi produktet kineze, kanadeze dhe meksikane. I gjithë tregu i aksioneve u lëkund dhe dollari u forcua si një shenjë e një rreziku të shtuar.

Ekspertët janë optimistë për të ardhmen e Bitcoin dhe besojnë se tronditja do të jetë e përkohshme.

Para se të fitonte zgjedhjet, Trump u betua t’a kthejë SHHBA-në në një “kryeqytet” të kriptomonedhave dhe premtoi se do të ofronte zgjidhje legjislative për ngërçet që ka industria. Më shumë se 7 mld dollarë janë futur në platformat e kriptove që pas fitores së Trump./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë