Në një njoftim të fundit QSHA ka vendosur se do të vlerësohet shpërndarja e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si do të konsiderohet heqja nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.
Ky vendim është marrë pas takimit të QSHA, më të gjitha grupet e interesit si përfaqësues të MASR, QSHA, DPAP, KOMSH dhe 20 mësues të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nga shkolla të ndryshme të Tiranës, Fierit, Vlorës, Elbasanit etj.
Bëhet me dije se gjatë takimit u theksua dhe u mbështet nga të gjithë të pranishmit se testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nuk ka dalë jashtë programit orientues dhe nuk ka gabime shkencore. Ndërsa për sa i përket gabimeve drejtshkrimore në tezë, është sqaruar edhe një herë se teksti është përdorur në mënyrë të qëllimshme për të vlerësuar njohuritë gjuhësore të nxënësve.
Në lidhje me përfshirjen në test të poezisë së Lasgush Poradecit, u qartësua se ky autor është i lexuar dhe i studiuar gjatë procesit mësimor në shkollë. Përfshirja e tij në provimin e maturës u është bërë e qartë nxënësve, edhe përmes paraqitjes së tij në testin model, i cili është shpërndarë paraprakisht tek ata. Kjo u ka dhënë mundësi maturantëve dhe mësuesve që të bëjnë përsëritjet e nevojshme mbi veprat e këtij autori, për një përgatitje sa më të mirë të nxënësve në provimet e maturës,” shkruhet më tej në njoftimin zyrtar të QSHA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.