Bota

Tërhiqet ambasadori maqedonas nga Tokio. Dyshohet se akuzohet për ngacmim seksual

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tokio, Goran Çekov është tërhequr nga detyra, konfirmoi të shtunën Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.

Jozyrtarisht, sipas mediave maqedonase, arsyeja e tërheqjes së ambasadorit Çekov nga Japonia janë akuzat e dy grave me të cilat ka bashkëpunuar për ngacmim seksual.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni është tërhequr me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme “për shkak të rezultateve jo të kënaqshme dhe gjërave që dëmtojnë interesat e shtetit”.

Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për tërheqjen dhe ambasadori Çekov ka pesë ditë kohë për t’u kthyer në Shkup, njoftojne mediat maqedonase.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë