Futboll

Tërhiqen organizatorët, ‘La Liga’ nuk emigron në SHBA

Nga Gazeta Si – La Liga njoftoi anullimin e ndeshjes Villarreal vs. Barcelona në Miami.

Duket se protestat e lojtarëve në fundjavën që lamë pas, kanë dhënë rezultat.

Pas diskutimeve të fundit mes promotorit amerikan dhe “La Liga”-s, u vendos anullimi i ndeshjes së parë përtej Oqeanit.

Në njoftimin e saj ‘La Liga’ shpreh keqardhjen për dështimin e kësaj mundësie historike që do të ndërkombëtarizonte akoma më shumë futbollin spanjoll.

“Zhvillimi i ndeshjes Villareal vs. Barcelona jashtë kufijve do të ishte një hap deçiziv në globalizimin e “La Liga-s”.

“Do të ishte forcim i prezencës ndërkombëtare për klubet, lojtarët dhe vetë markën e futbollit spanjoll”.

“Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë një treg strategjik në Botën e sotme të sportit dhe të drejtave televizive” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e “La Liga-s”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë