Lojëra me Dore

Tërheqja e Djokovic dërgon Zverev në Finalen e meshkujve

Alexander Zverev mund të konsiderohet me fat që gjysëmfinalen e  tij e mbylli me një shtrëngim duarsh pas tërheqjes së Novak Djokovic (dëmtim muskular në kofshën e majtë) që i hapi rrugën drejt Finales së të dielës. Atje ai do të ndeshet me fituesin e gjysëmfinales tjetër, Sinner-Shelton, ku fituesi në fuqi dhe numri 1 në Botë është favorit. Në gjysëmfinalen e 9 të “Grand Slam”, gjermani që mban dhe numrin 2 pa 24 herë fituesin Djokovic të kalonte në fushën e tij duke pranuar rezultatin 7-6(5) në “tie break”.

Djokovic kalon fushën duke u tërhequr nga gjysëmfinalja me Zverev

Dëmtimi muskular që pësoi në cerekfinale ndaj Carlos Alcaraz (numri 3) nuk e lejoi Djokovic të qëndronte më shumë se  81 minuta në “Rod Laver Arena”. Sfida mes dy fituesve të fundit të Lojërave Olimpike u fokusua në mundësitë me topat e kundërshtarit gjatë 8 “game”-ve të para. Serbi nuk ja doli të bëhej tenisti i dytë pas Roger Federer që fitonte 100 ndeshje në “Melbourne Park”. Ndërsa Zverev ishte për të parën herë favorit ndaj 10 herë fituesit në “Australian Open”. Kthimi te ish traineri Jez Green ka dhënë rezultat në formën fizike të gjermanit por ishte dëmtimi i Djokovic që e ndihmoi në mbërritjen e sigurtë në Finale.

Djokovic kupton se e ka të pamundur të vazhdojë në gjysëmfinale

Në momentin e largimit nga fusha, Djokovic u vërshëllye nga tifozët e pakënaqur për mbarimin e ndeshjes përpara kohe, por Zverev e mbështeti atë duke kërkuar më shumë respekt nga të pranishmit. “Ai i ka dhënë gjithçka tenisit në dy dekadat e fundit dhe ka fituar 10 herë këtu. Nuk kam asgjë tjetër veç respekt për të” – do përgjigjej gjermani në mikrofonin e Jim Courier. Ndërsa vetë Djokovic pasi sqaroi që u bë e pamundur të qëndronte në ndeshje konfirmoi se do të kthehet sërish me objektivin për ta rifituar “Grand Slam-in” e parë të vitit. Turne që shënoi edhe bashkëpunimin e tij me ish rivalin britanik, Andy Murray në rolin e trainerit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë