Terapia e folurit mund të përmirësojë depresionin për njerëzit me demencë.
Një studim i ri sjellë shpresë për pacientët që zakonisht nuk mund të marrin ilaçe për depresionin.
Në përgjithësi pacientët me demencë shpesh ndiejnë ankth dhe depresion.
Studiuesit tregojnë se të dhënat janë të rëndësishme, pasi është rishikimi i parë që tregon se ndërhyrjet psikologjike janë efektive.
Udhëhequr nga studiuesit e Universiteti “College” Londër , studimi tregon se terapitë mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Studiuesit po bëjnë thirrje që udhëzimet klinike për çmendurinë të ndryshohen.
Ata argumentojnë se gjetjet e tyre sfidojnë nocionin se trajtimet psikologjike nuk janë të vlefshme për njerëzit që jetojnë me demencë.

Autoria kryesor, Vasiliki Orgeta, peagoge psikiatrie në UCL tha se aktualisht nuk ka trajtime standarde për depresionin tek njerëzit me demencë, pasi ilaçet kundër depresionit nuk funksionojnë për ta.
“Megjithatë, pavarësisht mungesës së provave mbështetëse, ato ende u përshkruan për shumë njerëz”,shtoi mjekja.
Trajtimet psikologjike, të njohura ndonjëherë si terapi të të folurit, bazohen në teori psikologjike. Një terapist punon së bashku me një individ, për të zhvilluar aftësi dhe strategji për të përmirësuar mirëqenien.
Studiuesit thonë se njerëzit me demencë kanë dy herë më shumë gjasa se të tjerët për t’u diagnostikuar me një çrregullim të madh depresiv.
Studimet e mëparshme kanë vlerësuar se 16% e njerëzve me demencë përjetojnë depresion, por kjo mund të jetë deri në 40%, kështu që ka një nevojë të madhe për trajtime efektive.
Punimi, i botuar nga “Biblioteka Cochrane” si pjesë e bazës së të dhënave të tyre të rishikimeve sistematike, përdori prova nga 29 prova të trajtimeve psikologjike për njerëzit me demencë, duke përfshirë rreth 2600 pjesëmarrës në studim në total.
Psikiatri Phuong Leung, tha se tani ka prova mjaft cilësore për të mbështetur përdorimin e trajtimeve psikologjike për njerëzit me çmenduri. Ai shton se nuk do të duhen të përdoren medikamente që mund të kenë efekte anësore.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje