Një terapi eksperimentale që injekton qelizat imune te pacientët është efikase për tumorin e stomakut.
Rezultatet e përkohshme nga faza e parë e provës klinike zbuluan se, tumoret gjysmën e pacientëve(37 në total) u zvogëluan.
Studiuesit që kryejnë provën në Pekin besojnë se ajo demonstron potencialin e qelizave imune të ndryshuara gjenetikisht.
E ashtuquajtura terapi e qelizave T merr qelizat e bardha të gjakut, ose qelizat T, nga pacientët dhe i modifikon ato. Kështu qelizat mund të njohin dhe vrasin qelizat kancerogjene. Kjo mënyrë ka pasur sukses në trajtimin e leucemisë. Por tumoret e ngurta janë klasifikuar të vështira për këtë metodë.
Duke shkruar në “Nature Medicine”, studiuesit e udhëhequr nga Lin Shen në Spitalin dhe Institutin e Kancerit Universitar të Pekinit thonë se qelizat T synojnë tumoret që mbajnë një proteinë të quajtur CLDN18.2. Proteina gjendet në shumë lloje kanceri, por veçanërisht në tumoret gastrointestinale.
Shkencëtarët theksojnë se gjetjet duhet të verifikohen në provën e plotë. Por thonë se rezultatet e ndërmjetme tregojnë se kjo mënyrë ka gjasa të bëhet një trajtim i rëndësishëm.
Waseem Qasim, profesor i terapisë së qelizave dhe gjeneve në Institutin e Shëndetit të Fëmijëve tha se rezultatet paraprake ishin premtuese.
“Raporti ofron disa të dhëna të forta se qelizat T, mund të ndihmojnë në tkurrjen e kancerit të stomakut”, tha ai.
Charles Swanton, klinicisti kryesor i Kërkimit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se kjo ishte inkurajuese. Sipas tij njerëzit me kancer në traktin gastrointensinal kanë shumë pak mundësi trajtimi. Ai shton se studimi është ende në një fazë të hershme. Kështu do të duhet të bëhen prova klinike.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje