Policia në Tepelenë ka vënë në pranga 30-vjeçarin, i cili plagosi me armë zjarri pushkë në malin e fshatit Matohasanaj një 59-vjeçar.
Konflikti mes dy barinjve nisi për motive të dobëta dhe përfundoi në përdorimin e armës.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Është kapur dhe vënë në pranga një shtetasi B.L. 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin S.Z. 59 vjeçar i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin ëe policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




