Ka ndodhur

Tepelenë, gjendet i vrarë biznesmeni italian! Shoqërohet në Komisariat ortaku i tij

Nga Gazeta Si- Një biznesmen Italian, i identifikuar si Edoardo Sarchi është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Salari të Tepelenës, në vendin e njohur si “Dilan”.

Sipas informacioneve, italiani ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari ndërkohë që trupi i tij është gjetur në rrugë dhe mbetet e paqartë nëse ai ka dalë vetë nga makina apo nëse e ka ndihmuar njeri.

Italiani, administrator i një fabrike tullash në Tiranë, me qendër në Laprakë, kishte dalë me 4 persona për gjah në zonë. Në një moment, ata e kanë gjetur pa shenja jete në rrugë dhe kanë njoftuar policinë.

Nga hetimet e Policisë dyshohet se 44-vjeçari italian ka humbur jetën si pasojë e një goditje në kokë (ende nuk është verifikuar nëse ka qenë armë ose jo).

Policia ka marrë dëshmitë e personave që kanë qenë me italianin kur ka ndodhur ngjarja. Ata deklaruan se një person i panjohur i ka dalë para italianit dhe e ka qëlluar, por policia ka dyshime për vërtetësinë e dëshmive.

Në automjetin e shtetasit italian nuk është gjetur asnjë gjurmë arme zjarri, ç’ka shton dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur jashtë makinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë