Ka ndodhur

Tepelenë, 40 ditë burg për mësuesin e akuzuar për ngacmim ndaj dy nxënëseve

Gazeta Si - Gjykata e Faktit në Gjirokastër, ka lënë në burg për 40 ditë si masë sigurie Kleanthi Laçin, mësuesin e fiskulturës të akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura në një shkollë 9-vjeçare në Tepelenë.

Gjykatësja Suela Dashi, është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës.

Nga ana e tij, mësuesi ka mbajtur një qëndrim mohues, duke deklaruar se nuk ka ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.

Pas paraqitjes së provave, gjykatësja ka dhënë vendimin me 40 ditë paraburgim ndaj Kleanthi Laçit, i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi të dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës, nga ku dhe kurohet pas dhunës së pësuar të dielën.

Kjo për shkak të hakmarrjes nga vëllai i njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.

Albi Gumeni, 29 vjeç i arrestuar për plagosjen e mësuesit është liruar nga qelia të enjten dhe çështja e tij do të ndiqet në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë