Ka ndodhur

Tepelenë, 16-vjeçari plagos aksidentalisht shokun me pistoletën e babait polic

Gazeta Si – Një 16-vjeçar në Tepelenë, ka plagosur aksidentalisht një shokun e tij bashkëmoshatar me armën e shërbimit të babait të tij punonjës policie.

Policia tha se rreth orës 10:20 këtë të enjte, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky i fundit ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E.Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se  aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij me armën e shërbimit të shtetasit T.GJ., punonjës policie në Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.).

Pas incidentit, 16-vjeçari i plagosur O.V., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën. 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e policisë, inspektor T.Gj.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.       


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë