Gazeta Si – Një sherr për klientët mes taksistëve për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi në Tiranë. Dy vëllezërit, A.D., 23 vjeç dhe E.D., 26 vjeç, banues në Selitë, gjatë një konflikti me konkurrentin e tyre, V.M., 45-vjeç, e kanë plagosur atë me thikë gjatë një përplasjeje fizike.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Prokop Mima” në kryeqytet, ndërsa dy vëllezërit u arrestuan dhe u sekuestrua thika.
Ndërhyrja në kohë e policisë bëri që dy vëllezërit të arrestoheshin. Ata akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




