Gazeta Si – Ali Cimili është arrestuar, ndërsa djali i tij, Afrim Cimili është ende në kërkim, pasi babë e bir qëlluan dje me armë zjarri ndaj Suzana Mërnicës dhe djalit të saj Hysen Mërnica teksa këta të fundit qarkullonin dje me motomjet në fshatin Dërmenas të Fierit.
Fillimisht u dyshua se Suzana Mërnica kishte mbetur e plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por rezultoi se as ajo dhe as djali i saj nuk kishin marrë plagë.
Pas të shtënave me armë zjarri, 23 vjeçari Afrim Cimili duke përdorur makinën e tij ka përplasur motorin me të cilin qarkullonin nënë e bir, të cilët mbetën të dëmtuar si pasojë e kësaj goditje.
Sipas policisë, shkak për këtë ngjarje kriminale është bërë një konflikt i mëparshëm mes dy djemve të rinj. Suzana Mërnica 50 vjeçe dhe djali i saj Hysen Mërnica 26 vjeç, janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje, janë sekuestruar gëzhoja dhe prova që do i shërbejnë hetimeve të mëtejshme. Po ashtu janë sekuestruar tre celularë të autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.