Ka ndodhur

Tentuan të vrisnin me armë zjarri 16-vjeçarin në Kamëz, arrestohen 2 adoleshentë

Gazeta Si- Dy adoleshentë janë arrestuar si autorë të dysuar të tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 16-vjeçari, ngjarje kjo e ndodhur më 18 tetor në rrugën “OSBE” në Kamëz.

Konkretisht, janë arrestuar 18-vjeçari A.H., dhe 19-vjeçari Xh.Ç.,, të dy banues në Kamëz.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të rinjtë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.   

Në dëshminë para hetuesve, ai ka thënë se me 16-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe janë rritur në të njëjtën lagje.

Fillimisht, sipas tij, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit në këmbë, duke e plagosur.

Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të siguroj armën e krimit, të cilën e mbante në makinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë