Drejtësia

Tentuan të vrasin një person, dënohen me 50 vite burg atentatori dhe porositësi

Gazeta Si – Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, ka dënuar me 50 vite burg në total, Laert Hasallën dhe Mariglen Matjanin, të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet fjalë për një atentat të regjistruar më 30 mars 2023 ku Marius Hasallës iu organizua një atentat si pasojë e gjakmarrjes, por e plagosur mbeti vetëm halla e tij, Bajame Seneja, pasi ndodheshin në një automjet.

Porositës i atentatit është Larert Hasalla, i cili e donte të vdekur Marius Hasallën, pasi i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.

Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla.

Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur, Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën.

Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla, por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ai është dënuar me 35 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë