Gjashtë persona janë proceduar penalisht, pasi kanë tentuar të kalojnë me test Covid 19 të falsifikuar në Rinas.
Këta persona kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.
Policia thotë se do të hetojë në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R.P., 47 vjeçe dhe R.Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L.L., 21 vjeçe dhe E.M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D.G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F.T., 37 vjeç banues në Burrel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




