Gjatë mbrëmjes të së Mërrkurës u kap dhe u arrestua në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar për vjedhje në banesën e shtetasiy A.Ç në Roskovec të Fierit.
Nga policia raportohet se personi në fjalë quhej Elis Bushi, 26 vjeç, banues në Vlorë dhe ishte i dënuar edhe më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”.
Bushi është kapur me automjetin tip “Nisan”, ku gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, pesë copë fishekë arme gjahu, veshjet të dyshura të përdorura në kohën e ngjarjes.
Gjithashtu, bëhet me dije se nga kontrolli i ushtruar në banesën e janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale si një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike dhe tre radio si ato të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




