Gazeta Si- Katër persona janë arrestuar, pasi kanë tentuar të fusin 35 mijë e 755 euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit
Në kuadër të operacionit “Next”, u arrestuan dy shoferët e autobusit ku u gjetën kartëmonedhat. Ata janë, Denis Menelli, 32 vjeç, banues në Lushnjë dhe Agim Idrizi, 48 vjeç, banues në Fier.
Policia tha se në pranga përfundoi dhe Tritan Biba, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe Frenki Fezo, 25 vjeç, banues në Elbasan, të cilët morën paratë që mos t’i deklaronin në kufi.
Gjatë operacionit, policia ndaloi për kontroll autobusin me drejtues shtetasin Denis Manelli. Gjatë kryerjes së kontrollit, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Manelli (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi Agim Idrizi (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, policia gjeti 35.755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




