Ka ndodhur

Tentuan të fusnin në vend automjete të vjedhura, procedohen dy persona në Morinë dhe Portin e Durrësit

Një 40-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi u ndalua në pikën kufitare të Morinës duke transportuar me karrotrec, 2 automjete që rezultuan të vjedhura në Çeki dhe në Gjermani.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 40 vjeç, banues në Gjilan, pasi në hyrje të vendit, në PKK Morinë, drejtonte një karrotrec me të cilin transportonte 2 automjete tip “Mercedes Benz” dhe tip “BMË X5”, të cilat nga verifikimet rezultuan se ishin të shpallura në kërkim përkatësisht nga Interpol Praga dhe Interpol Ëiesbaden”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu një 49-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në portin e Durrësit me një automjet të vjedhur në Itali. Tre automjetet janë bllokuar për verifikime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në hyrje të vendit, në PKK Port, Durrës, drejtonte një automjet tip “Audi A4”, i cili nga verifikimet rezultoi se ishte vjedhur në Itali, më datë 18.11.2018”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit dhe Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë