Policia e Durrësit njofton se ka parandaluar një ngjarje të rëndë në qendër të qytetit, ku një grua tentoi të vetëdigjej me benzinë.
Efektivët e policisë e kanë parë 60-vjeçaren F.G., përpara Bashkisë me një shishe benzinë në dorë dhe ndërhyri menjëherë duke parandaluar kështu një ngjarje të rëndë.
60-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




