Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.D., banues në lagjen “Perash”, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Sipas policisë, i ndaluari ka tentuar të largohet me shpejtësi, sapo efektivët i kanë bërë me shenjë që të ndalojë.
Nën drejtimin e mjetit “Range Rover”, kur ka parë efektivët që i kanë bërë shenjë për të ndaluar, 41-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka tentuar të largohet me shpejtësi duke rrezikuar t’i përplasë.
Policia i është vënë në ndjekje dhe e ka bllokuar mjetin në qendër të Parrucës, në lagjen “Qemal Stafa”, duke i vënë prangat.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “Range Rover”, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




