Gazeta Si – Një banesë në Lezhë është tentuar të grabitet paraditen e kësaj të enjteje. Ngjarja ndodhi në fshatin Mërqi dhe policia bënë me dije se rreth orës 10:00, shtetasi me inicialet P.N., ka qenë me bagëti, kur pasi është kthyer, kur ka gjetur në banesën e tij dy persona, për të cilët dyshon se kishin hyrë për të vjedhur.
Të dyshuarit sipas policisë, sapo e kanë parë pronarin e banesës, tentuan të largohen, por gjatë largimit kanë goditur me grusht kryefamiljarin.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




