Një çift bashkëshortësh nga Vlora në moshë të re, kanë tentuar të grabisin një argjendari në qendër të qytetit të Shkodrës rreth orës 13:00 këtë të enjte.
Ata kanë hyrë në dyqan të paarmatosur dhe i kanë hedhur pronarit spraj paralizues në fytyrë, duke tentuar ta neutralizonin e më pas kanë tentuar të vjedhin.
Pronari ka rezistuar, duke u përleshur me ta dhe i ka bllokuar dyert argjendarisë. Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve.
Në pranga ka rënë çifti i bashkëshortëve, me iniciale A.H., 32 vjeç, dhe A.H., 31 vjeç, banues në Vlorë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.
Argjendaria ndodhet në qendër të Shkodrës në afërsi të Sahatit. Zona është ndër më të populluarat dhe e patrulluar nga policia, por kjo nuk i ka penguar grabitësit të bëjnë tentativën e tyre të dështuar për të grabitur argjendarinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




