Ka ndodhur

Tentoi t’i marrë me forcë varësen e floririt një vajze, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një i ri në Elbasan ka tentuar t’i marrë nga qafa varësen e floririt një vajze të re, e cila po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të këtij qyteti.

Sipas policisë, 26- vjeçari i ka shkaktuar dëme fizike të resë pasi e ka ndjekur disa minuta. Ai rezulton me precedent të mëparshëm penalë.

Ky shtetas ka ndjekur për disa minuta një 28-vjeçare që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike.

Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë