Ka ndodhur

Tentoi të vriste një të ri me armë zjarri, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si – Një 47-vjeçar u arrestua në Shkodër, pasi akuzohet se tentoi të vriste me armë zjarri një të ri në maj të vitit 2024.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua G.M., 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia tha se G.M., akuzohet se më 11 maj të vitit të shkuar, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të  një 24-vjeçari, i cili u dëmtua në këmbë. Policia ka sekuestruar një pistoletë me krehër me municion luftarak


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë