Ka ndodhur

Tentoi të vriste një person me kallashnikov pas një sherri, në pranga 31-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si - Një 31-vjeçar, i konsideruar nga policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për dy ngjarje kriminale.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari me iniciale Xh.K., banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi kishte tentuar të vriste me kallashnikov një person në Tiranë në rrugën “Celo Ibraj” më 3 shkurt 2023.

Po ashtu, i riu ishte shpallur në kërkim edhe për një tjetër ngjarje. Konkretisht, më datë 18 janar 2023, në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, dyshohet se kishte goditur me thikë ish-bashkëshorten dhe i kishte vjedhur celularin dhe një shumë parash.

Pas arrestimit në Vlorë, 31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë