Nga Gazeta ‘Si’- Një 26-vjeçar është goditur me thikë mesnatën e së premtes në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit. Pas ngjarjes, në pranga është vendosur autori i dyshuar 59-vjeçari Anton Kasa.
Raportohet se ky i fundit ka tentuar të vrasë me thikë në gjendje të dehur të riun. 26-vjeçari u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë e ka pësuar edhe mjeku roje në spitalin ku mori mjekim i riu, i cili është vendosur në pranga për shpërdorim detyre.
Mjeku raportohet se nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit dhe për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.