Gazeta Si – Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se tentoi të vriste me thikë dy shtetas turq 9 vite më parë në Gjermani.
Në panga ka rënë Bledar Qoku (Manaj, Haziza), i cili në vitin 2014, sulmoi me thikë 2 turq në Gjermani, duke e lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.
Ndërsa, Gjykata e Fierit ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




