Ka ndodhur

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në berberhane, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Gazeta Si- Në Fier, policia ka arrestuar ka arrestuar edhe personin e dytë, që dyshohet se ka marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një berberhaneje.

Mësohet se në pranga është vënë Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), ndërsa një ditë më parë po për këtë ngjarje u arrestua edhe Nikola Muçi (Mahmutaj).

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë.

Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë