Ka ndodhur

Tentoi të vriste me armë kushëririn, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 29-vjeçar u arrestua në Tiranë, rreth 6 muaj pas tentativës për të vrarë kushëririn e tij. Policia thotë se i arrestuari është i riu Mario N., ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. Ai akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Më 11 stator 2024, 29-vjeçari, së bashku me babanë dhe vëllain e tij, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij E.N., gjatë një konflikti. Babai dhe vëllai i të arrestuarit u ndaluan nga policia menjëherë pas ngjarjes në muajin shtator 2024.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë