Gazeta Si – Një 33-vjeçar në Dibër, u shpall në kërkim së bashku me 3 persona të tjerë, pasi tentuan të vrasin me armë zjarri pistoletë, një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, Ardit Aldedja 33 vjeç tentoi të vriste me armë Sandokan Elezin (Aliaj) 20 vjeç. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive. Të dy ishin konfliktuar dhe pas sherrit, Aldedja tentoi ta vriste me pistoletë.
Pas ngjarjes, 33-vjeçari u arratis dhe është shpallur në kërkim. Ai u ndihmua edhe nga 4 persona të tjerë; K. A. 28 vjeç, I. B. 23 vjeç, Xh. K. 20 vjeç dhe A.M. 30 vjeç. Ky i fundit u arrestua, ndërsa 3 të parët janë në kërkim.
Të gjithë akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit. Ndërkohë, policia vijon kontrollin e zonës për të arrestuar Ardit Aldedjan dhe 3 personat e tjerë që e ndihmuan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



