Ka ndodhur

Tentoi të vriste fqinjin për motive pronësie, kapet në Kapshticë 34-vjeçari

Gazeta Si – Një 34-vjeçar, i cili tentoi të vriste fqinjin e tij në Elbasan, duke e goditur me automjet dhe me levë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, është arrestuar.

Policia tha se shtetasi G.M., banues në fshatin Shushicë, u kap në Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi. Të dyshuarit iu sekuestrua automjeti dhe mjeti i fortë (levë metalike) që u përdoren për kryerjen e këtij krimi.

Sipas policisë, dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, shtetasi G. M. ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë