Nga Gazeta Si- Një 68-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar pasi tentoi që të vriste bashkëshorten e tij. Sipas policisë, dyshohet se Xh. H. për motive xhelozie ka qëlluar dy herë me çifte ndaj bashkëshortes për ta vrarë, e ka goditur me grushte në fytyrë dhe më pas e ka dëmtuar me xham në qafë dhe shpatull.
61-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj autorit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. Ndërkohë, është sekuestruar arma e gjahut, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.