Gazeta Si - Një 46-vjeçar është arresrtuar, pasi tentoi të vriste me armë zjarri (pushkë) për motive pronësie një shtetas 27-vjeçar në fshatin Arbanë të Tiranës.
Policia thotë se i arrestuari është Gazmend Xhabafti, banues në Vaqarr.
Sipas policisë, Xhabafti ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J.M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi autori i dyshuar ka tentuar të vrasë të riun.
Ndaj 46-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.