Gazeta Si – Një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje” është arrestuar në Dibër.
Sipas asaj që njofton policia, ndaj 30-vjeçarit Ardit B., banues në Peshkopi, ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”, pasi në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë personin me iniciale S.A.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




