Gazeta Si – Një 29-vjeçar ka tentuar të vrasë babain e tij në Cërrik. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Klos.
Shtetasi me iniciale B.Sh., që vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka dhunuar 59-vjeçarin dhe e ka goditur me kosë.
Policia ka ndërhyrë në kohë, ndërkohë që i plagosuri është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
29-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.