Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili tentoi të vjedhë një makinë.
Ndërkohë, janë zbuluar gjithashtu dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky person.
Mësohet se në pranga ka rënë Mirdash Osmani 39 vjeç, sepse 2 ditë më parë, pak pas mesnate në Kinostudio ka tentuar të vjedhë një makinë “Golf 5”, por është pikasur dhe vjedhja ka dështuar.
Është njoftuar policia e cila pas grumbullimit të provave që ka lënë nga pas 39-vjeçari ka mundur ta identifikojë atë dhe ta vërë në pranga.
Policia ka ushtruar kontroll në servisin që i arrestuari kishte në Shupenzë të Bulqizës ku janë gjetur çelësa, pulte dhe pajisje të tjera që 39-vjeçari përdorte për vjedhje si edhe targa mjetesh e sende që u përkisnin makinave të vjedhura më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




