Një 33-vjeçar ka rënë në pranga në Librazhd pasi ka tentuar të vjedhë një biznes privat.
Bëhet fjalë për Klodjan Qoshkun, i cili kishte thyer derën e xhamit të një dyqani që tregtonte celularë dhe kishte tentuar të vjedhë.
Autori rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
Ai u arrestua për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




