Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të vidhte bankomatin e një filiali banke. Ngjarja ndodhi më 1 shtator dhe pas një jave policia ka mundur të identifikojë autorin.
41-vjeçari banues në Kurbin u përpoq të dëmtonte me mjete të forta, bankomatin e një filiali banke të nivelit të dytë, në Laç, me qëllim vjedhjen e parave në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




